Në palestrën e stërmbushur me shikues në Gjilan është luajtur ndeshja vendimtare për titull të kampionit të Kosovës në volejboll në konkurrencë të femrave. Titullin në fund e ka festuar Drita, që vazhdon dominimin në volejbollin kosovar.
Drita në ndeshjen e pestë të plejofit ka fituar me 3:0 në sete ndaj Skënderajt. Me rezultatin 3:2 në serinë finale të plejofit, Drita shpallet kampione e Kosovës.
Në fakt Skënderaj kishte fituar dy ndeshjet e para dhe i duhej edhe një fitore për ta siguruar titullin.
Por, Drita fitoi fillimisht në Gjilan, më pas të premten në Skënderaj dhe të dielën sërish në Gjilan për të kremtuar në fund.
Palestra në Gjilan, si asnjëherë më parë, ishte e stërmbushur me shikues të dielën mbrëma. Drita për herë të tretë rresht fitoi titullin e kampionit.
25:22, 25:22, 25:21 ishte rezultati i seteve në ndeshjen vendimtare të së dielës.