Goli i Kastriot Selmanit në fund të pjesës së parë i ka siguruar Dritës fitoren e rëndësishme. Selmani shënoi në minutën e 42-të për fitoren 1:0 të Dritës ndaj Prishtinës.
Ndeshja e luajtur të shtunën në Gjilan i ka takuar xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll. Për Dritën ishte fitorja e parë pas dy barazime. Drita me fitore është kthyer edhe në pozitën e parë në tabelë. I ka 60 pikë, dy më shumë se Ballkani që renditet i dyti dhe ka një ndeshje më pak të luajtur. Ballkani luan të dielën.
Prishtina është e katërta me 41 pikë.
Dritën e ka udhëhequr Afrim Shahini, si trajner i përkohshëm. Arsim Thaqi ka dhënë dorëheqje të hënën, ndërsa Drita nuk ka emëruar ende trajnerin e ri.