×
  • Sport
  • Sport

    “Dritë në fund të tunelit” për Alvesin, avokati dorëzon videon që mund të ndryshoj historinë

    Insajderi
    26 April 2023 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves mbetet pas hekurave në një burg të Barcelonës teksa akuzohet për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në ditët e fundit të muajit dhjetor. Ngjarja pretendohet të ketë ndodhur në një diskotekë të Barcelonës me vajzën e cila akuzon brazilianin se abuzoi seksualisht me të në tualet.

    Mirëpo, Alves është vetëdeklaruar i pafajshëm në gjyq dhe së fundmi një “dorë të madhe” për të fituar çështjen ja jep edhe avokati, Cristobal Martell. Ky i fundit i ka paraqitur Prokurorisë një dosje me 200 faqje ndërsa në brendësi është edhe një video 12 minutëshe nga diskoteka në Barcelonë.

      Në fakt, kjo video mund të jetë edhe “pika e kthesës” në gjyqin e Dani Alves pasi në të shihet se vajza që pretendon se është abuzuar seksualisht ishte nën shoqërinë e kushërirës së saj në momentin që 39-vjeçari largohet për në tualet. Në të njëjtën video, në momentin që Alves ishte në tualet, kushërira dëgjohet të flasë duke thënë se foli me të afërmen e saj nëse duhej t’i shkonte nga pas brazilianit apo jo.

      Në këtë formë, avokati synon të provojë se gjithçka ka ndodhur me miratimin e të dyja palëve dhe se i përfaqësuari i tij në asnjë moment nuk ka kryer një veprim me forcë kundër vajzës 23-vjeçare.

      OP-ED
      Nga Rubrika

      © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

      Impressum

      Kontakt

      Trademark