Laura Fazliu e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit.
Xhudistja kosovare u mposht në finale nga britanikja Lucy Renshall, në kategorinë deri në 63 kilogramë, duke e lëshuar kështu mundësinë që ta fitonte të artën.
Ajo i mposhti kundërshtaret një nga një, por fatkeqësisht u ndal në fund, në luftën vendimtare, ku u ndëshkua shkaku i gabimeve të saj, shkruan “Gazeta Express”.
Paraprakisht, në gjysmëfinale Laura e mposhti me Ippon për 25 sekonda australianen Katharina Haecker, për ta siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë, por në fund nuk ia doli ta fitonte të artën.
Pas triumfit të Laurës ka reaguar edhe trajneri i xhudos, Driton Kuka.
“Medalja nr tre!Grand Slam TbilisiPrapë e argjendtë. 700 pikë për Lauren, e shkelqyeshme ishte sot! Luftat e barabarta të garuesve tonë,spo lejohet fitorja!Puna do vazhdoj fuqishëm si gjithmonë!Shkojmë tutje …Gara është kualifikuese për Lojëra Olimpike dmth ajka Botërore e jo ndryshe!Tashmë Xhudo i ka 4 Norma Olimpike duke pritur e besuar që edhe boksi e mundja eventualisht të arrijnë Norma Olimpike për Paris!Të punohet ma seriozisht e jo fjalë e llafe edhe në sporte tjera që s paku Norma Olimpike të fitohet! Medaljet tona qofshin motiv për Kosovën kundër Izraelit sonte në ndeshje futbollistike”, shkroi ai.