×
  • Lajme
  • Insajderi

    Driton Kuka publikon foto nga Peja, i bën thirrje emergjencës t’i ndihmojë qytetarët

    Insajderi
    25 June 2023 - 09:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka publikuar fotografi nga Peja, ku pas situatës së rëndë nga vërshimet vdiqën dy persona dhe u lënduan dy të tjerë.

    Kuka bëri thirrje ekipeve të emergjencës që të ndihmojnë qytetarët që janë prekur nga vërshimet, duke shtuar se shumë lagje janë duke u përballur me probleme të shumta.

    “Apel ekipeve të emergjencës që me urgjencë të fillojnë qysh sot të u vijnë në ndihmë qytetarëve kudo që vërshimet kanë depërtuar. Peja ka nevoj urgjente që të rimëkëmbet,shumë lagje janë sot në mëngjes duke u përball me mungesa nga më të ndryshmet,rrymë,ujë e shumë probleme tjera”, ka shkruar Kuka në Facebook.

    Postimi i plotë i Driton Kukës:

    Pamje apokaliptike nga qyteti i Pejës!

    Mbramë qyteti ynë u trondit nga një kohë e cila shumë lagje i ka sjell në gjendjen çfarë po shihni në foto!

    Që të jetë gjendja edhe më e trishtë një nanë e re me fëmiun e saj 5 vjeçar u gëlltit pamëshirshëm në lagjen tonë duke i ba këto vërshime me dhembje për të gjithë ne!

    Apel ekipeve të emergjencës që me urgjencë të fillojnë qysh sot të u vijnë në ndihmë qytetarëve kudo që vërshimet kanë depërtuar.

    Përndryshe shumë lagje po përballen me shumë probleme dhe koha nuk pret,sot spo shoh ende asnjē lēvize ende pērkundër që është mëngjes i hershem.

    Peja ka nevoj urgjente që të rimëkëmbet,shumë lagje janë sot në mëngjes duke u përball me mungesa nga më të ndryshmet,rrymë,ujë e shumë probleme tjera!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark