Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, ka qëndruar sonte në Suharekë.
“Gjatë ditës së sotme, të rinjë e të reja nga Suhareka, i’u bashkuan Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të quar para ideologjinë dhe frymën Rugoviane”, ka shkruar Selmanaj, transmeton Gazeta Insajderi.
“Të rinjtë e LDK-së janë rritur e formuar me idealin për shtet, me dashurinë për shtet të zhvilluar, demokratik, i cili bartë në vete vlerat e civilizimit evropian. Të rinjtë e LDK-së mësohen ta duan e të punojnë për shtet, dhe jo ta dëmtojnë shtetin, ta sulojmë apo edhe mohojnë shtetësinë e Republikës tone”.
“Të rinjë të dashur, mirë se erdhët në shtëpinë tuaj, në shtëpinë e paqes, respektit, dhe dashurisë për atdheun”, ka shkruar Selmanaj.