Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, ka qëndruar sot në Dragash dhe Zhur.
“Ditën sot e nisëm duke vizituar Dragashin dhe Zhurin, dy zona të mrekullueshme dhe me shumë potencial për zhvillim. Përplot entuziazëm, vullnet e motiv, u pamë sy më sy me qytetarët, u besatuam për fitoren e shtëpisë tonë politike, për fitoren e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Selmanaj, transmeton Gazeta Insajderi.