×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Dritoni Kukaj u drejtohet xhudistëve: Ju jeni heronj

    Insajderi
    12 August 2024 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, i ka shprehur mirënjohje krejt ekipit të tij, për sukseset e arritura në tri olimpiadat, në të cilat Kosova ishte pjesëmarrëse.

    Kuka xhudistët i quajti heronj, shkruan Express.

    “Ju faleminderit nga Zemra. Mbushët rrathët Olimpik me medalje”, u shpreh Kuka.

    Kosova në tri Lojërat Olimpike nuk shpëtoi pa marrë medalje.

    Në “Rio 2016”, ishte “mbretëresha e xhudos” Majlinda Kelmendi, ose që ishte stolisur për herën të parë në historinë e xhudos kosovare, me medaljen e artë.

    Katër vjet më vonë, dy xhudiste tjera, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, morën të artën në “Tokyo 2020”.

    Ndërkaq në “Paris 2024”, xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu i sollën vendit dy medalje, të argjendten dhe të bronztën.

    Kështu duke arritur numri i përgjithshëm i medaljeve olimpike në pesë.

    “Mirënjohje Majlindes e Fatosit për punën afër meje! Agronit Presidentit tonë falenderim të veçantë! Klubit më të mirë në Botë një falenderim i veçantë Judo Team Ippon -Peja,Ëe make Champions of the Ëorld. Gjithë komunitetit të xhudos që jemi pak por me vlera shumë. Komiteti Olimpik e Ministria e Sportit ishin afër nesh me përkahje sa herë kishim nevojë!”, u shpreh Toni Kuka në postimin e tij në rrjetin social “Facebook”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark