×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Droga transportohej me autobus”, policia jep detaje në lidhje me operacionin ku u arrestua asambleisti i VV-së

    Insajderi
    15 August 2023 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka dhënë detaje për operacionin e koduar “PUNISHER 2”, në kuadër të të cilit u godit një grup kriminal që trafikonte nga Kosova në Shqipëri dhe shpërndante lëndë narkotike ekstazi MDMA.

    Në pranga ranë pesë persona, dy prej të cilëve shqiptarë të Kosovës ndërsa u sekuestruan 11 300 tableta ekstazi MDMA me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

    Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën e drogës.

    Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas, duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të autobusave Prishtinë-Tiranë.

    Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, ata transportoheshin me makina të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare.

    Vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish.

    Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci.

    U sekuestruan gjithashtu një automjet si dhe 5 aparate celulare.

    Të arrestuarit:

    Mithat Ramadani 30 vjeç, banues në Prishtinë

    Besnik Mujeci, 40 vjeç, banues në Prishtinë

    Kalem Picari, 24 vjeç, banues në Tiranë
    Ambra Myftari 28 vjeçe, banues në Tiranë
    dhe Daniel Avdija 26 vjeç, banues në Tiranë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark