Është i ngjashëm me sistemin e filtrimit të Google Drive me opsione për të parë vetëm imazhet, dokumentet, PFD-të apo një prej 7 llojeve të skedarëve. Funksioni ri do të rrisë shpejtësinë e kërkimit me 65%.
Dropbox ka vendosur të përmirësojë ndjeshëm funksionin e kërkimit në desktop duke e afruar më tej me versionin në platformat mobile.
Tashmë kur klikoni ikonë e vogël Drobpox që qëndron në panelin e njoftimeve në Windows ose në shiritin e menusë së Mac, do të gjeni një fushë kërkimi nga ku mund të gjeni çdo gjë të ruajtur në shërbimin tuaj cloud.
Rezultat nuk do të jenë vetëm skedarë të sinkronizuar në kompjuter dhe Dropbox por çdo gjë që aplikacioni mendon që ka lidhje me atë që po kërkoni.
Nëse keni një llogari Professional ose Business, mund edhe të kërkoni për tekst brenda dokumenteve.
Për më tepër shërbimi cloud ka përmirësuar më tutje kërkimi në uebsajt duke ju dhënë fuqinë për të filtruar rezultat për nga lloji i skedarëve.
Është i ngjashëm me sistemin e filtrimit të Google Drive me opsione për të parë vetëm imazhet, dokumentet, PFD-të apo një prej 7 llojeve të skedarëve. Funksioni ri do të rrisë shpejtësinë e kërkimit me 65%.
Së fundi kompania po punon për një funksion i cili ju lejon të rendisni rezultatet sipas datës që janë modifikuar për të gjetur më lehtësisht skedarët që keni aksesuar së fundi. Ende i padisponueshëm, Dropbox premton ta sjellë shumë shpejt.