×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa bëhet aleate e komunitetit LGBT+: Jeta është shumë më argëtuese me homoseksualët

    Insajderi
    20 March 2024 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dua Lipa është bërë aleate e komunitetit LGBT+, ajo i ka thënë Trixie Mattel se “jeta është shumë më e këndshme me homoseksualët”.

    Fituesja e çmimeve ‘Grammy’ është gjatë gjithë kohës një aleate e zëshme e komunitetit LGBTQ+, duke kritikuar Katarin për shkak të regjistrit të të drejtave të njeriut në prag të Kampionatit Botëror në FIFA, në vitin 2022 dhe duke e kritikuar artistin e bashkëpunimit DaBaby, i cili kishte bërë komente homofobike, për këngën e saj “Levitating”.

    Në një intervistë me “RuPaul’s Drag Race” u diskutua edhe miqësia e saj me artistin homoseksual Troye Sivan, ndërsa Mattel gjithashtu mori një moment për të reflektuar rreth mbështetjes nga fansat dhe miqtë ‘queer’.

    “Pra, je e rrethuar nga homoseksualët”, filloi Mattel. “Në çfarë pike të jetës tënde e kuptove se duhet të pranosh se ‘meshkujt homoseksualë do të jenë rrotull teje përgjithmonë’?”.

    Për këtë, Lipa u përgjigj: “Unë thjesht e dua këtë. Nuk ishte një çështje ‘pranimi’ – unë isha në mes të kësaj. Jeta është shumë më e këndshme me homoseksualët!”.

    Vitin e kaluar, këngëtarja ndau mendimet e saj në lidhje me urrejtjen ndaj LGBTQ+, duke ndarë një mesazh të fuqishëm në mbështetje të komunitetit “të lirë, të vërtetë dhe të krenar” queer.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark