Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, me anë të fondacionit “Sunny Hill”, ka kontribuar për ndërtimin e një kopshti në Tiranë, i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
Dua është në Tiranë së bashku me familjen e saj dhe të dashurin, ku edhe ishin të pranishëm në ambientet e kopshtit të shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në videon e postuar nga Veliaj në Facebook, Dua Lipa shfaqet si një muratore si dhe mbjell edhe një pemë në ambientet e kopshtit.
“Faleminderit Dua Lipa, që po na jep një dorë me kopshtin 42, i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili shumë shpejt do të mirëpresë 300 fëmijë në zemër të Tiranës”, ka shkruar Velijaj.