×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Dua Lipa hapave të Rita Orës

    Insajderi
    25 June 2016 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për të përcjell këngëtaren shqiptare, përveç publikut të shumtë, të pranishëm kishte edhe shqiptarë të cilët me flamurin kombëtar i jepnin mbështetje artistes në skenë. Ky festival që mbahet në Vjenë do të zgjasë deri të dielën në mëngjes, ndërsa mysafiri kryesor i natës së shtunë është Sean Paul.

    Të premten pasdite ka nisur në Vjenë festivali nën qiell të hapur “Donauinsel”, një nga festivalet më të njohur në Evropë. Në ditën e parë të këtij festivali e ftuar enkas për këtë natë, është paraqitur këngëtarja prishtinase Dua Lipa. Me këngët e saj si “New Love”, “Be the One” e të tjera, këngëtarja që po bën famë në Britani, ka ndezur atmosferën në njërën nga skenate këtij festivali.

    Në këtë festival janë të vendosura 12 skena, ku këndojnë bende dhe këngëtarë të ndryshëm nga e gjithë bota, ndërsa Dua Lipa është paraqitur rreth orës 19.00 në skenën e 6-të, njofton “albinfo.ch”.

    dua1

    Për të përcjell këngëtaren shqiptare, përveç publikut të shumtë, të pranishëm kishte edhe shqiptarë të cilët me flamurin kombëtar i jepnin mbështetje artistes në skenë. Ky festival do të zgjasë deri të dielën në mëngjes, ndërsa mysafiri kryesor i natës së shtunë është Sean Paul.

    Si gjithmonë, edhe këtë vit pritet që këtë festival ta vizitojnë deri në 4 milionë njerëz. Dy vite më parë, në këtë festival ka kënduar edhe këngëtarja tjetër shqiptare Rita Ora. Festivali organizohet nga qyteti i Vjenës dhe është pa pagesë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark