×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Dua Lipa: Jam e lumtur dhe krenare që jam këtu, mezi po pres të performojë sonte

    Insajderi
    04 August 2022 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Sunny Hill Festival” fillon sot dhe për katër ditë do të sjell emra të mëdhenj të muzikës botërore.

    Para natës së parë të festivalit për media kanë folur Dua Lipa, babai i saj, Dukagjin Lipa e kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

    Dua Lipa u shpreh shumë e lumtur e krenare që ndodhet në Prishtinë. Ajo falënderoje secilin për siç tha ajo “dashninë e treguar”.

    “Unë nuk di diçka speciale me thënë veç dashta me ju falënderu krejtve për suportin për dashninë që po na jepni çdo ditë… ndihna shumë krenare që jam këtu që mundme më bë performacën, e kam pasë mendjen tërë ditën vec tek performanca, tu shpresu që ju pëlqen e me u kënaq sonte. Qaq. Shumë po ndihna mirë që jam në shtëpi e vendin tem””, u shpreh ajo përcjell Insajderi.

    Dua pritet të perfomojë sonte duke bërë këtë hapjen e festivalit katër ditor, ndërsa nuk do të mungojnë as performanca nga artistët vendor si: Kida, Yll Limani e Elvana Gjata.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark