×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa konfirmon lidhjen me aktorin e njohur, kapen mat duke u puthur

    Insajderi
    18 January 2024 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditë më parë janë postuar foto të këngëtares Dua Lipa së bashku me aktorin britanik, Callum Turner.

    Në pamjet e publikuara dyshja dukeshin shumë afër njëri- tjetrit, por akoma nuk dihej nëse janë në një raport romantik.

    Këto aludime janë konfirmuar mbrëmjen e së mërkurës.

    Çifti u filmua nga paparazët duke qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe duke shkëmbyer puthje dhe ledhatime në New York.

    Aktori është i njohur për publikun e gjerë për rolet e tij në filmat Fantastic Beasts: Krimet e Grindelwald dhe Sekretet e Dumbledore.

    Kujtojmë se vetëm para pak muajsh këngëtarja me famë botërore u nda nga regjisori francez Romain Gavras, një lidhje e cila zgjati rreth 1 vit.

    Përpara se të lidhej me regjisorin, ajo ishte në lidhje me modelin e njohur Anwar Hadid.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark