Dua Lipa kthehet për pushime në Shqipëri bashkë me të dashurin e saj, Callum Turner - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa kthehet për pushime në Shqipëri bashkë me të dashurin e saj, Callum Turner

    Insajderi
    21 April 2025 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përkundër sukseseve të mëdha, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, nuk i harron asnjëherë rrënjët.

    Dhe bukuroshja nga Peja është rikthyer në Shqipëri, gjegjësisht në jug, për të kaluar Pashkët.

    Ajo është e shoqëruar edhe nga partneri i saj, aktori i famshëm britanik, Callum Turner.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Në fotografitë që ka ndarë në rrjete sociale, ata shihen duke u argëtuar tejet shumë me njëri-tjetrin.

    “Pashkët në shtëpi”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Në disa nga imazhet krijuesja e hitit “Levitating” shihet duke marrë rreze dielli, pasi temperaturat kanë qenë mjaft të larta gjatë kësaj periudhe.

    Në vitin 2022, Dua kujtojmë që ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Veç kësaj, e njëjta ka qenë në Kosovë në gusht të vitit të kaluar, në Sunny Hill Festival që e organizon së bashku me babanë, Dukagjin Lipën. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark