×
Show

Dua Lipa lajmëron turneun e saj për vitin 2018

Insajderi
25 September 2017 - 14:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Këngëtarja kosovare Dua Lipa ka njoftuar për turneun e saj të parë në arenën në arenën e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës.

Këngëtarja e hitit “New Rules” nga 10 prilli i vitit të ardhshëm do të nis turneun e saj nga Dublini, pastaj do të vizitoj Glasgow, Manchester, Birmingham , dhe Cardiff para se të kryesonte një shfaqje në Alexandra Palace në Londër më 20 prill.

Biletat për turneun e këngëtares do të dalin në shitje këtë të premte, më 29 shtator.

Dua Lipa ka shënuar sukses të madh me këngën e saj të fundit “New Rules”. /Insajderi.com

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark