Një ditë pas koncertit në Prishtinë, Dua Lipa ka udhëtuar për në Tiranë, ku në sheshin kryesor të qytetit do të mbajë një tjetër koncert.
Këngëtarja nga Prishtina që ka arritur famë edhe ndërkombëtarisht, ka interpretuar mbrëmë në një koncert të hapur në Parkun e Gërmisë, ku sipas Komunës së Prishtinës kanë marrë pjesë rreth 18 mijë njerëz.
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë në koncert.
“Hej! Pas një viti të gjatë pune, koha të festojmë! Merr gjithë miqtë dhe eja te Sheshi Nënë Tereza për një mbrëmje fantastike me Dua Lipa të Mërkurën 10 Gusht ora 19h00. Shihemi të gjithë aty”, ka shkruar Erion Veliaj në Facebook./Insajderi.com