Insajderi
Show

Dua Lipa ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Insajderi
27 December 2025 - 23:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dua Lipa ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit disa foto dhe video nga festimet e Krishtlindjeve, duke treguar momente të ndryshme nga atmosfera familjare në shtëpinë e saj.

Këngëtarja shqiptare duket e përqendruar te dashuria dhe qetësia e këtyre ditëve, larg angazhimeve profesionale.

Dua Lip and Callum Turner at Christmas

Në disa prej imazheve, ajo shfaqet duke gatuar, në të tjera duke pozuar pranë tryezës festive, si edhe në shoqërinë e familjarëve dhe partnerit të saj.

Dua Lip and Callum Turner at Christmas

Dua Lipa ka ndarë gjithashtu momente nga darka e Krishtlindjes, përfshirë pamje të gatimeve, të cilat duket se i ka përgatitur vetë.

Dua Lip and Callum Turner at Christmas

Në përshkrimin që shoqëron fotot, këngëtarja shkruan: “Gjithçka ka të bëjë me dashurinë… dhe këtë vit kam shkëlqyer në gatim”, për të shtuar më pas: “GËZUAR FESTAT TË GJITHËVE!! JU DËRGOJ SHUMË DASHURI!!!!! ”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark