×
Show

Dua Lipa ndjek shembullin e Era Istrefit

Insajderi
11 July 2016 - 14:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas përformimit të Era Istrefit, në emisionin televiziv gjerman “Schlag den Star” në kanalin Pro7, të shtunën ka përformuar edhe këngëtarja tjetër shqiptare me famë botërore Dua Lipa.

Ajo në këtë emision është prezantuar me hitin e saj “Be the One” si dhe më këngën më të re “Hotter Than Hell”. Pas paraqitjes, prezantuesi i emisionit ka falënderuar Dua Lipën për praninë në këtë spektakël televiziv, transmeton Insajderi.

Ky emision tash më është bërë i njohur jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në diasporë por për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, kjo për arsyen se brenda pak kohësh në këtë emision, performuan dy këngëtare shqiptare. /Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark