Këngëtarja Dua Lipa do të performojë në festivalin “Summer Sonic” në Japoni këtë vit, ku do të jenë pjesëmarrës edhe këngëtarë të tjerë të njohur. Festivali do të zgjasë dy ditë dhe do të mbahet me 19 dhe 20 gusht, shkruan KultPlus.
Festivali Summer Sonic është një festival i cili mbahet çdo vit dhe zgjatë dy ose tri ditë.
Ai mbahet në dy qytete të Japonisë në Osaka dhe në Chiba. Këngëtarët të cilët performojnë ditën e parë në Osaka vazhdojnë ditën e dytë në Chiba dhe anasjelltas. Festivali përmban këngëtarë dhe grupe muzikore nga Japonia por edhe internacional.
Së bashku me Dua Lipën do të performojnë edhe Calvin Harris, 5 Second Of Summer, Charli XCX, Justice, Kesha, Liam Gallagher, Phonix, Royal Blood, Sum 41, circa Ëaves, Declan Mickenna, G-Eazy, Good Charlotte, High Tyde, Kungs, Neë Found Glory Pennyëise, Piko Taro, Zarasson.