×
Show

Dua Lipa rrëfen për punën e saj të parë në një restorant meksikan

Insajderi
03 November 2016 - 19:35
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ajo është shndërruar në një nga artistet më të preferuara të industrisë muzikore por edhe për Dua Lipën fillimet nuk kanë qenë aspak të lehta.

Artistja me origjinë shqiptare, e cila jeton në Londër ka treguar se para se të niste karrierën e saj muzikore ajo ka punuar si shoqëruese e klientëve në një restorant meksikan.

“Kam punuar si shoqëruese e klientëve në një restorant meksikan, edhe pse nuk më pëlqente aspak ky lloj ushqimi”, ka thënë ajo.

“Të gjithë ishin të dehur dhe më ngacmonin gjatë gjithë kohës”, shprehet Lipa e cila shton se i duhet të qëndronte deri në 2 të natës dhe të ngrihej përsëri në 8 të mëngjesit.

“Kështu që vendosa se nuk do bëja këtë punë gjatë gjithë jetës sime dhe të qëndroja sa më larg këtyre profesioneve. Vendosa të bëja atë që unë dëshiroja”, tha ajo.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark