Në një intervistë me revistën angleze Atittude.co.uk Lipa rrëfeu natën e saj në një lokal, që është bazë e homoseksualëve në Londër, duke thënë se përveç shokëve të saj edhe ekipi i saj profesional përmban homoseksual.
“Të gjithë shokët e mi janë homoseksual. Dhe shumica e skuadrës time po ashtu. Unë ndjehem sikur ata më japin opinionet më të sinqerta për gjithçka”, tha këngëtarja nga Prishtina.
Dua u shpreh e lumtur me mbështetjen që ka marrë nga komuniteti i homoseksualëve dhe theksoi se performimi në lokale të homoseksualëve është “kënaqësi”.
Lipa po ashtu foli është për suksesin e këngës së saj të fundit “Hotter Than Hell” dhe performimet live në lokalet e Londrës. Ajo tha se është “kënaqësi të performoi në lokale me pak njerëz”.
Këngëtarja me bazë në Londër të Anglisë është duke punuar në albumin e saj të parë, që është paralajmëruar të lansohet gjatë këtij viti. E pyetur për publikimin e albumit në treg, ajo tha: “Duhet të jetë nga fundi i kësaj vere, nëse gjithçka shkon sipas planit”.
E lindur në Prishtinë, Lipa u shpërngul në Londër me familjen e saj kur ishte 11 vjeçe pasi dëshironte ta ndiqte ëndrrën e saj, që ishte muzika. /Insajderi.com