Dua Lipa mbërthente figurën e saj të bujshme trupore ndërsa pozonte me rroba stërvitjeje, kur po bënte një seancë joga të premten.
Këngëtarja e hitit “Levitating”, 25 vjeçe, tregoi hiret e saj të trupit në një palë geta ngjyrë rozë në serinë e fotografive që ndau me 60.8 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Dua dukej rrezatuese ndërsa shtrihej në diell dhe tregoi barkun e saj të sheshtë, ndërsa kishte veshur një bluzë të bardhë të markës “Puma”, shkruan DailyMail.
Fituesi dy herë e Çmimeve ‘Grammy’ dukej në përshtatshmëri me ambientin ku po bënte jogën, pasi në prapavijë kishte një tullumbace të së njëjtës ngjyrë me tutat e saj.
Dua u gjunjëzua në një dyshek ndërsa bënte ushtrimet e saj të mëngjesit jashtë dhe mbylli sytë nga dielli i ndritshëm dhe filloi me jogën.
Ajo fshiu makijazhin e saj të stilit moderne dhe zgjodhi një pamje të freskët dhe natyrale të fytyrës.
Duke i mbajtur aksesorët e saj minimalë, Dua kishte vënë vetëm një palë vathë të gjelbër dhe një gjerdan të artë.
Në një çast, ajo fiksoi kamerën me një vështrim të vrullshëm ndërsa tregonte një tatuazh në krahun e saj.
Kjo paraqitje e saj vjen vetëm pak ditë pasi ajo festoi Shën Valentinin me të dashurin e saj, Anwar Hadid, 21 vjeç.