×
  • Sport
  • Sport

    Dueli direkt për mbijetesë – Malisheva dhe Trepça ’89 startojnë me këto 11’she

    Insajderi
    03 May 2023 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Malisheva dhe Trepça ’89 kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Malishevasit janë nikoqir të mitrovicasve në ndeshjen shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” nga ora 15:00.

    Ekipi i Bylbyl Sokolit vjen në një formë pozitive me dy fitore radhazi dhe synon të tretën ndaj rivalit direkt për mbijetesë dhe tri pikë nga ky takim do të jepnin sado pak siguri për shpëtim në katër ndeshjet tjera të mbetura.

    Në anën tjetër, ekipi i Shpëtim Idrizit vjen nga një humbje dhe një barazim, por synon tri pikët ndaj rivalit direkt pasi do ta kalonte Malishevën në tabelë, duke shmangur edhe zonën e barazhit.

    Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark