Insajderi
Lajme

Dugolli i VV-së mundohet të arsyetoi djersitjen e Mujës në konferencë: Ka probleme se është duhanpirës

Insajderi
04 December 2025 - 13:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dugolli i VV-së mundohet të arsyetoi djersitjen e Mujës në konferencë: Ka probleme se është duhanpirës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ka bërë një deklaratë qesharake.

Derisa është munduar t’i arsyetojë djersët e ish-deputetit të VV-së, Armend Muja në një konferencë për media, ai ka bërë një deklaratën që të shkrinë.

Në emisionin “Frontal” në T7, Dugolli ka treguar se pse është djersitur kolegu i tij.

Sipas tij, Muja është djersitur për shkak të duhanpirjës.

“Shumë shpesh ka probleme ngase është edhe duhanpirës i madh dhe e ka atë problem të djersitjes dhe një far lloj…”, ka thënë Dugolli.

Ai ka mohuar se djersitja e Mujës kishte ardhur nga pyetjet e gazetarëve dhe përpjekja për të mbuluar skandalin e blerjes së energjisë elektrike për të cilën ishte dalë në konferencë për media.

“Jo, jo. Nuk ka, sepse ai prezantoi mjaftueshëm argumente që e dëshmojnë të kundërtën”, ka thënë Dugolli.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark