×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dugolli merr përgjigje nga Prokuroria Speciale për hetimet lidhur me masakrën e Burgut të Dubravës

    Insajderi
    02 July 2023 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka bërë të ditur se ka marrë përgjigje nga Prokuroria e Specializuar lidhur me incimin e hetimeve për masakrën e Burgut të Dubravës.

    Dugolli një gjë të tillë e ka njoftuar nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se Prokuroria e ka njoftuar se do ta shqyrtojë kërkesën e tij. Deputeti i VV-së ka kërkuar nga Prokuroria e Specializuar që të hetojët krimet serbe të kryera në Burgun e Dubravës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Dua t’ju informoj se kam pranuar një letër nga Prokuroria e Specializuar në Hagë. Letra konfirmon se Prokuroria ka marrë shkresën që i kam dërguar me postë më 29 prill, në të cilën kërkova nisjen e hetimeve të krimeve të kryera gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Burgut të Dubravës. Letra e Prokurorisë po ashtu njofton se kërkesa ime do të shqyrtohet nga ana e tyre”, ka thënë ai.

    “Ju falemnderit të gjithëve për mbështetjen tuaj. Mbetem me shpresë se Prokuroria e Specializuar do t’i japë fund pandëshkueshmërisë së autoriteteve të larta të Serbisë për këto krime monstruoze, si dhe ta shfrytëzojë këtë rast për të sqaruar përfundimisht nëse Gjykata Speciale është, apo s’është, gjykatë një-etnike”, njofton më tej Dugolli.

    Dugolli ka deponuar dëshmi në Gjykatën Speciale dhe kërkesë për hetime te Prokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Deputeti i VV-së është një nga të mbijetuarit nga kjo masakër. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark