×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dugolli thotë se situata në veri kishte tendenca për një konflikt të madh

    Insajderi
    03 January 2023 - 19:02

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se situata në veri nuk ishte aspak e mirë dhe kishte tendenca të përshkallëzimit të një konflikti me përmasa të mëdha.

    Kjo, pasi sipas Dugollit, grupet e caktuara kriminale të cilat i kishin vendosur barrikadat në veri të vendit, dirigjoheshin nga Beogradi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    “Nga Beogradi u tha se barrikadat ishin të vendosura nga qytetarët civilë serbë, por shpejtë i doli boja asaj pune dhe nuk ishte e vërtetë se ishin barrikada civile, ato ishin barrikada nga njerëz të armatosur, të maskuar dhe që kishin një agjendë bukur të përsosur për ta përshkallëzuar situatën”, është shprehur Dugolli në Klan Kosova.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark