×
Show

Duhani e stresi mund të shkaktojnë thinjen e flokëve

Insajderi
28 March 2016 - 15:29
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nga analizat që iu bënë më shumë se 6300 njerëzve nga pesë shtete të Amerikës Latine, kërkuesit shkencorë dolën në përfundimin se një gjen i quajtur IRF4 shkakton thinja të flokëve.

Ky gjen rregullon melaninën, pigmentin përgjegjës për ngjyrën e flokëve, të lëkurës dhe syve.

Gjeni qëndron në kromozomin e gjashtë dhe mendohet se është i vetmi që shkakton thinjen e flokëve. Njerëzit që kanë një gjen të tillë thinjen më shpejtë se të tjerët.

Përveç gjenetikës, faktorë të tjerë që ndikojnë në thinjen e flokëve janë edhe stresi, duhani, faktorët mjedisorë, si rrezet ultravjollcë dhe ndotësit e ajrit etj.

“Ne kemi ditur deri tani disa gjene që lidhen me ngjyrën e flokëve dhe rënien e tyre, por për herë të parë kemi identifikuar një gjen që shkakton thinje të flokëve tek njerëzit, si dhe gjene të tjera që ndikojnë tek forma e flokëve dhe dendësia e tyre,” shprehet autori kryesor i studimit, Dr Kaustubh Adhikari, nga Kolegji Universitar i Londrës./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark