Është dëshmuar shkencërisht se njerëzve u duken duhanpirësit më pak tërheqës sesa ata që nuk pinë duhan.
Studimi i kryer nga hulumtues të Universitetit të Bristolit, kishte përfshirë 500 pjesëmarrës të cilëve u ishin prezantuar fytyra me binjakë identikë.
Dy qëllimet kryesore të këtij hulumtimi kishin qenë të zbulonin se a është e mundur të kuptohet vetëm duke e shikuar dikë në fytyrë se a pinë duhan, dhe se a ndikon duhanpirja në atë se sa joshës është një person.
Ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në pamjen fizike të një personi, duke përfshirë moshën, gjininë dhe ambientin. Prandaj, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të sakta, hulumtuesit kanë eksperimentuar vetëm me binjakë identikë, të cilët kishin pasur të njëjtin material gjenetik, shumë aspekte të njëjta ambientore, etj.