×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Duhet të dënohen”, Pendarovski reagon ashpër për tubimet ku ishte pjesëmarrës Kurti

    Insajderi
    13 August 2023 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka reaguar lidhur me tubimin që u mbajt në Çair dhe në Tetovë, ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Pendarovski, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se “theksimi i ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste madhështore përfaqëson nxitjen e urrejtjes dhe intolerancës etnike përfaqëso nnxitje urrejtje”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas tij, një gjë e tillë është sulm ndaj Marrëveshjes së Ohrti.

    Kësisoj, i pari i Maqedonisë së Veriut ka kërkuar që organizatorët e këtij eventi të dënohen në përputhshmëri me ligjin.

    “Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Lidhur me këtë, kërkoj nga organet kompetente që të kryejnë sa më shpejt procedurat e parapara.

    Ai e ka kundërshtuar edhe idenë e ri-emërtimit të një rruge në Komunën e Çairit me emrin e Adem Demaçit.

    “Mënyra e realizimit të idesë së riemërtimit të rrugës në Komunën e Çairit është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve në vend. Në këtë drejtim, pres që shërbimet kompetente inspektuese të kontrollojnë nëse vendimi është respektuar parimi i shumicës së dyfishtë, i cili duhet të përfshijë votat e komuniteteve joshumicë në atë komunë”, ka thënë më tej Pendarovski. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark