"Duhet të rriten pagat, mirë do të ishte që Trusti të mos preket" - Insajderi
×
Insajderi

“Duhet të rriten pagat, mirë do të ishte që Trusti të mos preket”

Insajderi
08 December 2022 - 10:38
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Iniciativa për tërheqjen e 30% të Trustit, nuk ka kaluar të mërkuren në komision pasi që deputetët e pushtetit kanë votuar kundër.

Tërheqjen e tij, nuk po e sheh si zgjidhje e tejkalim i krizës as kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online, ka kërkuar rritjen e pagave për punëtorët në Kosovë, përcjell Insajderi.

Sipas tij, rritja e pagave do të duhej të bëhen minimumi në vlerën e inflacionit në mënyrë që qytetarët ta ndiejnë më pak krizën.

Ai ka thënë se mirë do të ishte që Trusti të mos prekej dhe të gjenden forma atë tjera që të ndihmohen qytetarët në këtë kohë të krizës.

 “E mira kishte me qenë që Trusti të mos preket. E mira kishte me qenë të gjinden forma tjera për t’u ndihmuar nëpërmjet paketave të ndryshme nga Qeveria e vendit”.

“Kish me qenë e udhës ngritja e pagave, minimumi në vlerën e inflacionit në mënyrë që qytetarët ta ndiejnë më pak çështjen e inflacionit”.

“Në mungesë të saj qytetarët janë të detyruar ta kërkojnë tërheqje e Trustit, që sa më pak të ndiejnë efektin e inflacionit”, tha Rafuna. /Gazeta Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark