Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, foli për aventurën e Shqipërisë në Kampionatin Evropian.
“Unë e konsideroj ekipin kombëtar. Jemi ekipi më i pastër sepse i përfshijmë të gjithë”, tha Duka.
Tutje, ai u pyet edhe për rinovimin me përzgjedhësin Sylvinho.
“Jemi kthyer nga Europiani të gjithë bashkë dhe kemi biseduar para se të shkojmë në Gjermani. Në fillim të vitit i kemi thënë se dëshirojmë të vazhdojmë bashkëpunimin, duke e vlerësuar punën e tij dhe të stafit. Mbetet që të konfirmojë ose jo vazhdimin. Nuk kemi formalizuar ende asgjë”, tha ai..