Dukagjini është nikoqir i Gjilanit në kuadër të xhiros së 30-të në BKT Superligën e Kosovës.
Dy skuadrat po përballen në stadiumin ’18 Qershori’ në Klinë në një sfidë shumë të rëndësishme për arritjen e objektivave.
Kur po luhet minuta e 33-të e takimit, skuadra e Dukagjinit ka arritur ta realizojë golin e epërsisë me anë të Altin Merlakut.
Kapiteni Merlaku realizoi mjeshtërisht edhe golin e dytë, duke i çuar shifrat në 2:0.
Klinasit janë në kërkim të pikëve për t’iu shmangur rënies, derisa Gjilani po kërkon fitoren për të vazhduar luftën për titull të kampionit.
/Insajderi.org