×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Dukagjini njofton se Hugo nuk ka pësuar lëndim të rëndë

    Insajderi
    26 April 2022 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vitor Hugo, futbollisti i Dukagjinit pësoi një lëndim në ndeshjen e fundjavës kundër Gjilanit dhe me ç’rast u detyrua ta linte fushën më herët.

    Shqetësimi te “Hithat” ishte se lëndimi i Hugos do të ishte hendikep për Armend Dallkun për pjesën e mbetur të edicionit e që është “jetik” për ta..

    Megjithatë, Dukagjini ka marrë një lajm të mirë për Hugon, i cili sipas kontrollave të detajuara është konfirmuar se ai është i gatshëm për ndeshje dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të rëndë.

    “Pas rezonancës dhe kontrollave të detajuara, është konfirmuar që futbollisti luftarak dhe në formë të jashtëzakonshme, Vitor Hugo do të jetë gati për pjesën e mbetur të kampionatit”, thuhet në njoftimin e klubit klinas.

    Dukagjini zë vendin e 8-të në tabelë me 36 pikë, njëjtë sa ka edhe Drenica një pozitë më lart.

    Dukagjini ndeshjen e radhës e luan në shtëpi me Feronikelin, skuadrën që është “përshëndetur” edhe matematikisht nga elita.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark