Dukagjini i Klinës ka treguar se ka mentalitet gjerman dhe nuk dorëzohet deri në sekondën e fundit.
Djelmoshat e kryetrajnerit Armend Dallku treguan angazhim vetëmohues dhe e shokuan Malishevën, duke e mposhtur me rezultat 4:3 në stadiumin “Liman Gegaj”.
Vendasit avancuan me rezultat 2:0 me golat e futbollistëve Aliu në minutën e 11-të dhe Nyavedji (40’).
Dukagjini këndellet në pjesën e dytë duke shënuar 4 gola falë futbollistëve Zulfiji (47’), Junior (54’), Santos (71’) e Merlaku (74’).
Malisheva zë vendin e pestë me 12 pikë sa ka edhe Dukagjini një pozitë më poshtë pas 10 jave të zhvilluara në elitën e futbollit të Kosovës.