Kohët e fundit ka thënë për revistën “W” se ka filluar ta vlerësojë më shumë trupin e saj tani që është e pjekur dhe 47-vjeçarja Jennifer Lopez ka arsye të mira për ta bërë këtë gjë.
Në një foto të postuar në Instagram, këngëtarja dhe aktorja e famshme ngriti bluzën dhe uli pantallonat për një foto shumë provokuese.
Në foto dukej sikur JLo nuk kishte veshur të brendshme.
“Po përgatis mendjen dhe trupin për Las Vegasin”, shkroi Jennifer Lopez, duke iu referuar turit të saj me titull “All I Have”, në “Planet Hollywood” të Las Vegasit.