Argjentinasi pak i njohur, Dario Conca ishte dikur lojtari i tretë më i paguar në futbollin botëror, vetëm Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi ia kalonin.
Në vitin 2011, Conca ishte pjesë e klubit të Fluminense dhe luajti një rol kyç që skuadra të fitonte kampionatin e parë brazilian që nga viti 1984, përpara se të transferohej në Kinë.
Ai u votua gjithashtu si lojtari më i mirë në Serinë A të Brazilit në vitet 2009 dhe 2010. Si rezultat i paraqitjeve të tij, shumë klube në mbarë botën ishin të interesuara për të afruar Conca në radhët e tyre.
Megjithatë, mesfushori ishte kundër një lëvizjeje në një klub të madh evropian dhe në vend të kësaj u transferua te skuadra e Superligës Kineze, Guangzhou Evergrande, pasi u arrit një marrëveshje fitimprurëse për klubin e Fluminense.
Klubi kinez shpenzoi një rekord të atëhershëm prej 10 milionë dollarësh për të. Conca nënshkroi një marrëveshje 2-vjeçare e gjysmë, nga e cila fitoi 170,000 paund në javë, duke u renditur si lojtari i tretë më i paguar në botë.