Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së dhe ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka thënë se për të është nder dhe krenari që të kërkojë mbështjetjen e qytetarëve të Prishtinës.
Përmes një statusi në Facebook ajo tha se Prishtina duhet të ketë zërin e vet në Kuvendin e Kosovës.
Më poshtë postimi i plotë:
E dashur Prishtinë,
Të nderuar Prishtinasë,
Është nder dhe kreanari t’u kërkosh mbështetje qytetarëve të Prishtinës si kandidate për deputete për Kuvendin e Republikës.
Kësaj radhe Prishtina duhet të ketë zërin e vet në Kuvend.
Si bijë e Prishtinës, numri im është 18. #LDK132