Kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë vazhduar fushatën në Prishtinë, Fushë Kosovë e fshatra përreth.
Kandidati i kësaj partie për deputet, Florian Dushi, ka thënë se në takimet me qytetarët e Prishtinës, Sllatinës në Fushë Kosovë e Shtimës, po shihet një mobilizim i jashtëzakonshëm.
Sipas tij, me 14 shkurt, qytetarët me votën për LDK-në, do të mbrohet demokracia pluraliste.
“Takime gjithandej, në Prishtinë, Sllatinë (Fushë Kosovë) e Shtime, mobilizim i jashtëzakonshëm për 14 shkurtin, ditën kur me votën për LDK-në do të mbrohet demokracia pluraliste dhe liria qytetare në vendin tonë!”, ka shkruar Dushi në rrjetin social Facebook. Insajderi.org