×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, disa persona të lënduar

    Insajderi
    04 November 2024 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në autostradën “Ibrahim Rugova” dalja e autostradës Veternik – Bresje 3, kanë ndodhur sot në mesditë dy aksidente.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili ka thënë se si pasojë e aksidenteve janë lënduar disa persona, përfshirë edhe disa automjete afër.

    “Policia e Kosovës, konkretisht njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e aksidentit dhe jemi njoftuar se bëhet fjale për dy aksidente në të njëjtin lokacion dhe janë të përfshira disa automjete. Në këtë fazë raportohet për disa të lënduar dhe të njëjtit janë përcjell për trajtim mjekësor”, tha Hoxha EO.

    “Sipas analizave të aksidenteve në vendin tonë; Nga shtatëdhjetë (70) persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën “Janar-Shtator 2024”, Tridhjetenëntë (39) apo rreth 55%, kanë qenë shofer, andaj kërkojmë nga te gjithë pjesëmarrësit, ne veçanti shoferet qe gjate qarkullimit ne rrugë te jene me te kujdesshëm dhe te iu përmbahen rregullave te përcaktuara me ligjin mbi trafikun rrugor, ne te kundërtën masa ligjore te ashpra po aplikohen dhe do te aplikohen nga policia ne vazhdimësi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark