Insajderi
Lajme

Dy aksidente trafiku me fatalitet në 24 orët e fundit në Kosovë

Insajderi
05 January 2025 - 09:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy aksidente trafiku me fatalitet në 24 orët e fundit në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy aksidente trafiku me fatalitet kanë ndodhur brenda 24 orëve.

Në raportin e Policisë thuhet se në Prelez të Jerlive një shofer ka shkaktuar vetaksident, i cili më pas ka vdekur.


“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Prelez i Jerlive. 04.01.2025 – 07:00. Vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku, ku si pasojë, ka humbur jetën vetë vozitësi. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.”

Ndërsa në Grackë të Lipjanit një aksident ka ndodhur mes dy veturave dhe një kamioni, ku ka vdekur një person dhe dy të tjerë janë lënduar.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Grackë, Lipjan / 04.01.2025 – 12:42. Është shkaktuar aksident trafiku në mes dy veturave dhe një kamioni dhe si pasojë, ka vdekur një vozitës mashkull kosovar, ndërsa dy vozitësit tjerë meshkuj kosovar kanë pësuar lëndime trupore. Rasti është duke u hetuar.”

Ndërkaq janë raportuar 26 aksidente me lëndime dhe 64 me dëme materiale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark