Insajderi
Botë

Dy alpinistë humbën jetën në majën më të lartë të Zelandës së Re

Insajderi
25 November 2025 - 15:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy alpinistë humbën jetën në majën më të lartë të Zelandës së Re
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy alpinistë kanë humbur jetën në Aoraki, majën më të lartë të Zelandës së Re, ndërsa dy të tjerë nga i njëjti grup i gjetën dhe u shpëtuan me helikopter.

Sipas autoriteteve trupat e dy alpinistëve u gjetën nga ekipe të specializuara.

Aoraki është 3,724 metra i lartë dhe është pjesë e Alpeve Jugore, një varg malor dhe i akullt që shtrihet në të gjithë Ishullin Jugor. Maja tërheq alpinistë me përvojë.

Terreni është veçanërisht i vështirë për shkak të rrezikut të ortekëve dhe kushteve të ndryshueshme të motit. Më shumë se 240 vdekje janë regjistruar në mal dhe në parkun kombëtar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark