Insajderi
Botë

Dy copa bukë në ditë, mesatarja e një palestinezi në Gaza

Insajderi
06 November 2023 - 10:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy copa bukë në ditë, mesatarja e një palestinezi në Gaza
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mesatarisht, palestinezi në Gaza jeton me dy copa bukë arabe të prodhuara nga mielli që Kombet e Bashkuara kishin grumbulluar në rajon, megjithatë shprehja kryesore që po dëgjohet tani në rrugë është “Ujë, ujë”, thanë drejtoria e Gazës për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë.

Siç raporton Associated Press, Thomas White nga OKB-ja, i cili tha se ai udhëtoi “gjërë e gjatë” në Gaza në javët e fundit e përshkroi vendin si “skenë vdekjeje dhe shkatërrimi”, përcjell Gazeta Insajderi.

Agjencia palestineze e refugjatëve, e njohur si UNRWA, po mbështet rreth 89 furra buke në të gjithë Gazën, duke synuar të sigurojë bukë për 1.7 milion njerëz, u tha White diplomatëve nga 193 vendet anëtare të OKB-së në një video-konferencë nga Gaza.

Por, tha ai, “tani njerëzit janë përtej kërkimit të bukës, kërkojnë ujë”.

Zëvendës-koordinatorja e OKB-së për Lindjen e Mesme, Lynn Hastings, e cila është gjithashtu koordinatore humanitare për territoret palestineze, tha se vetëm një nga tre linjat e furnizimit me ujë nga Izraeli është funksionale.

“Shumë njerëz po mbështeten në ujërat nëntokësore të njelmëta ose të kripura,” tha ajo.

Në konferencë, shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths tha gjithashtu se po zhvillohen negociata intensive midis autoriteteve nga Izraeli, Egjipti, Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara për lejimin e hyrjes së karburantit në Gaza. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark