×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dy deputetët e VV’së që rrejshëm ia bënë përhajër për dhëndërr Bedri Hamzës të arrestuarin Lipovica

    Insajderi
    19 August 2023 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë, Hafiz Garën dhe Irfan Lipovicën.

    Arrestimin i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

    Emri i zyrtarit Lipovica u lakua shumë gjatë ditës së djeshme në rrjete sociale.

    Antarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaci dhe Arbër Rexhaj madje ia dhanë të njëjtit epitetin e dhëndrit të Bedri Hamzës.

    Të dy deputetët kishin shpërndarë artikullin e një medie pro pushteti ku pohonte se Lipovica ishte dhëndër i të parit të Mitrovicës.

    “Por, kur përpiqesh të bësh gropa VV-së, dalin të vërteta të tilla si dy lajmet më poshtë që pastaj nuk ke as pse mban konferencë si opozitë”, kishte shkruar Rexhaj krah fotografive.

    Sikurse ai kishte vepruar edhe Thaci, “Kryetari PDK-së:”Të marrë fund qeverisja e aferave, korrupsionit…”, kishte shkruar ai.

    Këtë informacion e kishte demantuar vetë Hamza përmes një postimi në facebook gjatë ditës së djeshme.

    “Për sqarim për opinionin, unë i kam dy vajza dhe nuk janë të martuara dhe kam vetëm një vëlla i cili e ka vetëm një vajzë që as nuk është e martuar e as nuk punon, është studente në vitin e tretë në fakultet” ka thënë mes të tjerash Hamza.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark