Dy të tretat e grave që janë të deklaruara lesbike dhe biseksuale janë të diskriminuara në vendin e punës, thotë një hulumtim i bërë në Britani të Madhe.
Sipas një hulumtimi të bërë nga “British LGBT Awards”, në intervistimin e rreth 1 mijë e 200 grave të cilat janë lesbike dhe biseksuale, 64 për qind e tyre treguan se kanë eksperienca të këqija në vendin e punës, njofton Insajderi.
Ato kanë thënë se gjatë punës përjetojnë një lloj trajtimi negativ ku, duke përfshirë diskriminim seksual, fjalë të ndyta.
73 për qind e grave që kanë marr pjesë në hulumtim nuk kanë shprehur përvojat e tyre me kolegët e punës, ndërsa 86 për qind e tyre kanë kërkuar që pjesëmarrja e këtyre grave në vendet profesionale të jetë më e madhe.
Sipas studimit, gratë biseksuale mund të kenë më pak gjasa për t’u punësuar sesa gratë lezbike apo heteroseksuale. /Insajderi.com