Insajderi
Lajme

Dy frigoriferë për vetura i kushtuan 452 euro Ministrisë së Xhelal Sveçlës

Insajderi
29 July 2025 - 19:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy frigoriferë për vetura i kushtuan 452 euro Ministrisë së Xhelal Sveçlës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Punëve të Brendshme, ka dhënë një kontratë për të blerë frigoriferë.

Ministria që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, ka njoftuar me 28.07.2025 se ka dhënë kontratën për “Furnizim me dy frigorifer për dy vetura”.

Këta dy frigoriferë do i kushtojnë ministrisë 452 euro.

Kontratën e ka fituar SIA TECH L.L.C.

Arsyeja e blerjes së këtyre frigoriferëve, si dhe në cilat vetura do të vendosen, nuk janë treguar.

“Furnizim me dy frigorifer portativ për dy vetura”, thuhet në dosje./insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark