×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme / Kosovë

    Dy javë nga vrasja e boksierit kosovar në Gjermani, asnjë i arrestuar- reagon vëllai i tij

    Insajderi
    24 March 2024 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë bërë dy javë që nga vrasja e ish-boksierit kosovar në Gjermani, Besar Nimanit. Për këtë vrasje, ende nuk është arrestuar askush.

    Kështu po thotë vëlali i Besarit, Berati. Ai me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se s’është arrestuar askush ani pse policia gjermane mori të dhënat e nevojshme pesë minuta pas vrasjes, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Dhimbeje dhe Dëshprimë total 2 Javë pasë vrasjës e Besar-it. Asnjë  te arrestuar nga vrasit edhe pse Policia pas 5 Minuta pas Vrasjës i ka ditë Emrat dhe Mbiemrat se  kushë e ka krye Vrasjën nga deshmitaret e rastit”, ka shkruar ai.

    “Asnjë te arrestuar nga ata qe kan qitë Besar-in ne prit dhe kan ndihmu vrasit me krye Vrasjën”, vijon postimi i tij.

    Për vrasjen e boksierit mitrovicas po dyshohen dy kurdë: Ayman Dawoud Kirit dhe Huseyin Akkurt. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark