×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Dy këshilltare shpenzojnë dyfish më shumë sesa ministrja Rizvanolli për udhëtime zyrtare

    Insajderi
    20 November 2023 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilltaret e Ministrisë së Ekonomisë, Edita Pozhegu dhe Anyla Beqa, kanë shpenzuar dyfish më shumë sesa ministrja Rizvanolli në udhëtime zyrtare. Gazeta Insajderi ju sjell detaje nga shpenzimet e kësaj ministrie.

    Kërkesës për qasje në shpenzime për udhëtime zyrtare dhe shpenzime të tjera të Gazetës Insajderi iu është përgjigjur pozitivisht Ministria e Ekonomisë. Nga kjo ministri kanë dërguar shpenzimet e ministres, zëvendësministrave dhe këshilltarëve nga udhëtimet zyrtare, mëditjet, akomodimet dhe drekat zyrtare.

    Anyla Beqa dhe Edita Pozhegu, sipas të dhënave të dërguara nga ministria, kanë shpenzuar dyfish më shumë sesa Artane Rizvanolli në udhëtime zyrtare.

    Beqa ka 2,235 euro të shpenzuara nga udhëtimet zyrtare dhe 1,319 euro nga shpenzimet e tjera përgjatë këtyre udhëtimeve.

    Ndërkaq, Pozhegu ka të shpenzuara 2,472 euro në udhëtime zyrtare dhe 674 euro nga shpenzimet e tjera përgjatë këtyre udhëtimeve.

    Vetë ministrja Rizvanolli ka harxhuar gjithsej 1,130 euro, përgjysmë më pak sesa këshilltaret e saj, në udhëtime zyrtare dhe 30 euro shpenzime përgjatë këtyre vizitave.

    Edhe tek shpenzimet për dreka zyrtare, vendin e parë për kah harxhimet e mban këshilltarja Anyla Beqa. Kjo përgjatë periudhës janar-nëntor ka harxhuar 1,546 euro për dreka zyrtare, derisa ministrja Rizvanolli 154 euro.

    Shpenzime të mëdha në dreka zyrtare ka edhe zëvendësministri nga komunitetet në këtë ministri, Nenad Stajoneviq. Ai ka harxhuar 1,386 euro për dreka zyrtare, teksa shpenzime për udhëtime dhe mëditje s’ka.

    Tabela e shpenzimeve të stafit të Ministrisë së Ekonomisë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark