Thomas Strakosha dhe Lazio pritet të ndërpresin rrugët këtë verë. Portieri ka edhe një vit kontratë, por klubi italian nuk mund ta humbasë me parametra zero në kushtet kur rinovimi nuk po vjen.
Portieri i kombëtares shqiptare ka pasur probleme këtë sezon dhe për të një aventurë e re shikohet si zgjidhja e duhur. Në Itali raportojnë se Bologna e ka si objektiv.
Gjithsesi për të duhet paguar dhe në Angli i kanë më shumë mundësitë për ta bërë diçka të tillë. Southampton është klubi i parë i lakuar për shërbimet e Strakoshës.
Tani në skenë ka dalë edhe West Ham, që sezonin e ardhshëm mund të luajë në grupet e Europa League. Mbetet të shihet se sa do të kërkojë Lazio për kartonin e portierit.
Në të shkuarën është raportuar se për Strakoshën ka pasur interes edhe nga Borussia Dortmund dhe klubi italian ka kërkuar 35 milion euro.